Lojtari shqiptar, Eraldo Çinari ka realizuar dy gola në Armeni, me skuadrën e Noah.Në ndeshjen në transfertë ndaj Alashkert, Çinari luante si titullar dhe la shenjë në minutat shtesë të pjesë së parë, kur për skuadrën e tij u akordua një goditje dënimi në kufijtë e zonës në një pozicion të prirët në të djathtë të zonës.
Sulmuesi nuk hezitoi që të gjuante direkt drejt portës, duke befasuar mbrojtësit e portierin që pritnin një krosim, për të çuar sferën në rrjetë e bërë që FC Noah të thellonte diferencën në 3-0 në ato momente.