Ndërkohë që pak më parë iu përjashtua nga seanca së bashku me deputeten Elda Hoti, deputeti Petrit Doda vijon të mbetet në sallë dhe nuk largohet edhe pas thirrjeve të përsëritura të kryeparlamentares Elisa Spiropali.

Në përpjekje për të ndaluar punimet e Kuvendit, Doda i drejtohet një prej gardistëve, i cili tentonte ta ndalonte të shkonte te foltorja, se një nga kolegët e tij e ka kërcënuar me jetë, por se kjo nuk do ta ndalonte.

“Kolegët e tu më kërcënuan me jetë!”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb