Ka nisur protesta e radhës e opozitës përpara ambienteve të Bashkisë, teksa paralelisht edhe në Parlament një pjesë e deputetëve kanë krijuar situate tensioni fillimisht me punonjësit e Gardës së Republikës e më pas edhe në seancë.
Ndërkohë që ashtu siç ishte paralajmëruar vijon protesta edhe përpara Bashkisë, aty ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut.
Protesta përpara Bashkisë e thirrur nga opozita po zhvillohet prej disa muajsh me radhë.
Teksa të pranishëm janë deputetë të opozitës por edhe qytetarë të cilët i bashkohen protestës.
Ndërkohë që këtë të enjte opozita është ndarë mes Parlamentit dhe Bashkisë.
Në të dyja institucionet ka pasur debate e situata tensioni.
(BalkanWeb)