Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në fjalën për mediat para Kuvendit u shpreh se është penguar të futet në seancë, dhe se të ndalosh e dhunosh deputetët e opozitës, kjo mund të ndodhë vetëm në këtë Kuvend.

“Të ndalosh të dhunosh e të guxosh të prekësh deputetët e të përjashtosh në mënyrë të jashtëligjshme deputetët e opozitës një ose dy muaj, në një rregullore që e ka rrëzuar GJK, ndodh në këtë parlament që damkën më të madhe ka rrëzimin e vendimeve të GJK.
Jam penguar në mënyrë të jashtëligjshme për të hyrë në seancë plenare. Gardistët që guxojnë të prekin deputetët zonja pa ligj me urdhër politik nuk kanë vend në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë. Në fakt ne jemi rrethuar prej tyre se ky as parlament nuk është, është një ministri e bandës së inceneratorëve.

Të ndalosh, të dhunosh e të guxosh të prekësh deputetët e të përjashtosh në mënyrë të jashtëligjshme deputetët e opozitës një ose dy muaj, në një rregullore që e ka rrëzuar GJK, ndodh në këtë parlament që dëmkën më të madhe ka rrëzimin e vendimeve të GJK.

Ka miratimin e ligjeve me porosi, vjedhjet galopante që i bën qytetarëve të këtij vendi e ndërkohë që deputetët që kërkojnë të ushtrojnë profesionin e tyre, ndalohen në mënyrë të paligjshme e kjo është një këmbanë alarmi për dhunën që siç i bëhet Salianjit që sot është në burg pa ligj, këshu po kufizohet dhe fjala e deputetëve.

Kjo është një betejë që do duhet të vazhdojë në çdo shesh, një betejë që prek çdo qytetar, kjo nuk është qeverisje, por është një grup kriminal që ashtu siç ideoi inceneratorët, vjedh popullin më të vjetër në Europë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb