Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi denoncoi nga oborri i Parlamentit se policia kërcënuar deputetët e opozitës.

Bardhi tha se efektivët e FNSH i kanë drejtuar armën deputetëve. Ai tha gjithashtu se nuk ka ndodhur kurrë që FNSH të futet në Kuvend dhe të përplaset me deputetët.

“I kanë drejtuar armë deputetëve të opozitës. Nuk ka ndodhur kurrë të hyjnë në Kuvend forca të policisë që të dhunojnë deputetët. Kjo është fytyra e vërtetë të një ushtari të bandave të Durrësit në krye të ministrisë së Brendshme. Nuk na trembin”, u shpreh Bardhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb