Presidenti amerikan, Joe Biden, është nisur të enjten për në Berlin, për një vizitë të shpejtë, ku do të diskutohet pushtimi rus i Ukrainës me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë, teksa Ukraina po u kërkon aleatëve të ndërmarrin hapa të shpejtë për t’i dhënë fund luftës.
Konflikti që po zgjerohet me shpejtësi në Lindjen e Mesme pritet gjithashtu të jetë në krye të agjendës në bisedimet mes liderëve pasi përpjekjet diplomatike për të ndalur luftimet kanë ngecur, raporton Reuters.
Bideni fillimisht ishte planifikuar të mblidhte një takim më të gjerë të mbështetësve ushtarakë të Ukrainës në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermani javën e kaluar gjatë një vizite të planifikuar shtetërore tri-ditore në vend, e cila do të ishte e para në gati 40 vjet.
Por ai e ka anuluar atë udhëtim për t’u fokusuar në trajtimin e sulmeve dhe pasojave nga uragani Milton, që goditi kryesisht rajonin e Floridas.