Nëna e 11-vjeçares e cila denoncoi për vajzën se ishte ngacmuar seksualisht nga një 70-vjeçar i cili jetonte në të njëjtin fshat por në një lagje tjetër ka folur për mediat dhe ka deklaruar se vajza nuk është prekur, vetëm është ngacmuar me fjalë të pista.

E ëma e të miturës shprehet se nuk ka qenë kurrë prezente në ndonjë situatë, por flet në bazë të çfarë i ka shprehur vajza.

Nëna e 11-vjeçares:

Çupën nuk e ka prekur, vetëm llafe të pista kështu më tha vajza kaq.

Nuk e ka ngacmuar, nuk e di tani vajza ishte vetë aty.

Nuk e dërgoja shpesh ndonjëherë në të rrallë në dyqan. nuk kam borxhe te ai dyqan.

Hiç asgjë jo llafe të pista i kishte thënë. Unë nuk di gjë, vetëm llafe të pista më tha. Burrin e kam në Greqi në fshat jam me fëmijët.

Nëna Marsela Zito, ka qene ajo që ka kallëzuar rastin në polici për ngacmim seksual.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb