Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, u përball me pyetje të nxehta gjatë intervistës së saj në Fox News të mërkurën mbrëma, në lidhje me emigracionin dhe ndryshimet e qëndrimeve politike.

Ajo nguli këmbë se, nëse zgjidhjet presidente, nuk do të jetë aty për ta vazhduar presidencën e Joe Bidenit.

Ajo pati shkëmbime të nxehta me gazetarin dhe prezantuesin Bret Baier gjatë intervistës e saj rreth 30-minutëshe.

Harris shprehu keqardhje për vdekjen e grave që u vranë nga njerëz të cilët ishin arrestuar dhe pastaj liruar pasi kishin shkuar jashtëligjshëm në SHBA gjatë administratës Biden. Por, ajo e kritikoi ish-presidentin Donald Trump për rolin e tij në bllokimin e projektligjit dypartiak për emigracionin në fillim të këtij viti, i cili do ta kishte rritur financimin kufitar.

“Më vjen keq për humbjen e saj, sinqerisht”, tha Harris pasi Baier shfaqi pamje të nënës së Jocelyn Nungaray duke i fajësuar Bidenin dhe Harrisin për vdekjen e vajzës së saj.

Harris la të kuptohej se nuk e mbështet më dekriminalizimin e hyrjes së jashtëligjshme në SHBA, siç kishte bërë më 2019.

“Kjo ishte para pesë vjetëve dhe jam shumë e qartë se do ta zbatoj ligjin”, tha ajo. Ajo e dha përgjigjen e njëjtë edhe për propozimet që ata të cilët hyjnë jashtëligjshëm në SHBA të lejohen të marrin patentë shofer dhe benificione në shëndetësi.

Kur Baier vazhdoi të fliste derisa Harrisi po tentonte të përgjigjej në pyetjet e tij sfiduese për emigracionin, Harrisi tha: “A mund ta mbroj, ju lutem?… Duhet të më lejoni ta mbaroj, ju lutem”.

Harris u përpoq vazhdimisht ta përqendrojë bisedën në sulmimin e Trumpit, kundërshtarit të saj në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: