Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy njoftoi se vendi i tij vazhdon të mbështesë Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, të cilit Izraeli i ndaloi hyrjen në vend duke e shpallur “person të padëshiruar”, transmeton Anadolu.

Në një postim nga X, Lammy theksoi se në një bisedë telefonike të zhvilluar dje me Guterres-in diskutuan situatën në Lindjen e Memse dhe rolin e pazëvendësueshëm të OKB-së në trajtimin e vështirësive në rajon.

“Britania vazhdon të mbështesë Sekretarin e Përgjithshëm dhe punimet jetike të OKB-së në mbarë botën”, deklaroi sekretari Lammy.

Administrata izraelite njoftoi se duke shpallur “person të padëshiruar”, ia ka ndaluar hyrjen Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Guterres, i cili bëri thirrje për një ulje urgjente të tensioneve në Lindjen e Mesme.

U pretendua se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në deklaratën e tij më 1 tetor, nuk përmendi emrin e Iranit në lidhje me raketat e lëshuara në Izrael dhe nuk e “dënoi drejtpërdrejt” sulmin e Teheranit.

“Unë dënoj zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme”, kishte deklaruar Guterres në pas sulmit raketor të Iranit, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: