Të paktën 19 persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë të enjten pasi një sulm izraelit goditi një shkollë në qytetin Jabalia, në veri të Rripit të Gazës.

Shkolla ishte bërë strehë për shumë të zhvendosur nga lufta, ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë e Gazës, raporton Reuters.

Dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e sulmit, ka thënë zyrtari Medhat Abbas, i cili ka shtuar se nuk ka madje as ujë për të shuar zjarrin e shkaktuar nga sulmi.

“Nuk ka asgjë”, ka deklaruar Abbas.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: