E ardhmja e Kristjan Asllanit mbetet ende e paqartë. Mesfushori kuqezi ka kontratë deri në vitin 2028, por Interi do të shiste futbollistin, në rast të një oferte të kënaqshme.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, për Asllanin ka pëlqim në Premier League. Klubi kampion i Italisë mund të lërë të lirë 22-vjeçarin, për një shifër që shkon rreth 25 milionë euro.

Në sezonin e kaluar, ai u impenjua në 23 ndeshje, ku realizoi 1 gol dhe dhuroi 2 asiste. Për të, ky është sezoni i 3-të në Milano.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb