Një korvetë gjermane Ludwigshafen am Rhein, e vendosur si pjesë e operacionit paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara, ka rrëzuar një dron në brigjet libaneze.

Një zëdhënës i Forcave të Armatosura Gjermane deklaroi se anija e UNIFIL ka rrëzuar një dron pa pilot në brigjet e Libanit.

Bëhet e ditur se asnjë nga ekuipazhi nuk u lëndua dhe nuk pati dëme materiale as në anije.

Incidenti u konfirmua edhe nga një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Federale.

Siç raportohet, droni pa pilot u shkatërrua në veriperëndim të qytetit libanez Nakura, shumë larg nga luftanija dhe shumë larg nga bregu libanez.

Ndryshe, ushtria gjermane aktualisht ka staf të anijes luftarake me 60 anëtarë të ekuipazhit si dhe 40 ushtarë të tjerë në selinë e OKB-së në Nakura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: