Tirana do të mbyllë fazën e parë me derbin e luajtur ndaj Dinamos, por tashmë në ekip është ndërtuar hierarkia e futbollistëve ku bazohet Bledi Shkëmbi.

Në tetë javë, skuadra bardheblu ka brenda disa të veçanta, duke filluar nga lojtarët më të aktivizuar, ata që shënojnë më shumë, por edhe të tjerë që ende nuk kanë debutuar në Superiore. Në 720 minuta lojë, grupi i ri i 26 herë kampionëve ka plot të veçanta.

TË PREFERUARIT – Në tetë takime të luajtura, dy janë elementët që kanë qenë çdo minutë në fushë. Bëhet fjalë për Gentian Selmanin, dhe Edison Kolën. Të dy janë më të aktivizuarit e kësaj Tirane në Kategorinë Superiore. Melsi Cereni është më pak i preferuari i Shkëmbit, vetëm në një rast dhe tre minuta lojë.

BOSHTI – Pesë lojtarët, që gjithmonë e kanë nisur ndeshjen si titullarë, janë Selmani, Kola, Ismajli, Jonuzi dhe Mici ose boshti i filozofisë së Bledi Shkëmbit. Në këtë kategori është për t’u shënuar edhe fakti se në listë duhet të ishte edhe spanjolli Soler, por në përballjen me Teutën, mesfushori humbi mundësinë të ishte një nga të përzgjedhurit e trajnerit, pasi u dëmtua me Skënderbeun dhe u aktivizua vetëm në pjesën e dytë.

tirana

“REKORDET” – Në këtë moment që flasim, janë 12 elementët, të cilët në të tetë javët e para, kanë qenë qoftë edhe një minutë në fushë. Akileu Ndreca është futbollisti i stolit.

Ai është aktivizuar në të tetë sfidat, por vetëm një lojë e ka nisur si titullar dhe shtatë herë të tjera ka qenë zëvendësues, pra mban rekordin si ndërrimi klasik i trajnerit. Pas tij, Haxhiu, Gjumsi me nga pesë ndeshje.

Katër lojtarë të tjerë, Harizaj, Marku, Ndreca, Tola mbajnë rekordin e të qenit në më shumë përballje në stol. Respektivisht në 8 takime i pari, dhe nga shtatë të tjerët. Abel Abah është futbollisti, i cili shtatë herë e ka nisur ndeshjen si titullar, por është zëvendësuar po 7 herë. Shkëmbi gjatë tetë javëve ka përdorur 19 lojtarë nga 30 të mundshmit.

RAPORTI I GOLAVE – Tirana, deri tani ka shënuar nëntë gola. Me nga dy gola janë Zharmuni, Ndreca, Ismajli dhe Prengaj, ndërsa një rrjetë mban firmën e Kolës. Gjithsesi, sulmuesi më produktiv te bardheblutë është Ndreca, pasi shkodrani shënon çdo 105 minuta lojë. Më pas vjen Prengaj që çon topin në rrjetë çdo 251 minuta, Zharmuni shkon te goli çdo 263 minuta dhe në fund Ismajli me 354.5 minuta për çdo gol.

SHIFRAT LOGO

TË “HARRUARIT” – Pa e bërë sefte në Kategorinë Superiore, janë pesë sportistë. Bëhet fjalë për futbollistë që fare mirë mund të luajnë në çdo klub të Superiores si titullarë.

I pari është kapiteni Florjan Përgjoni. Dëmtimi ka bërë që ai të humbasë gjithë fazën e parë, por rrezikon që të mos jetë në fushë as në fazën e dytë. Përgjoni parashikohet të luajë disa minuta vetëm në dhjetor. Debutimin me fanellën e Tiranës nuk e kanë bërë as dy afrimet e verës Romeo Harizaj dhe Henri Marku dhe i riu Dollaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb