Lucas Paquetà, mesfushori i njohur i West Ham është nën hetim nga Federata e Futbollit në Angli, për vendosje të basteve sportive në mënyrë të paligjshme, teksa janë vënë te lëvizje të mëdha parash në Brazil dhe në shumë vende të tjera. Paqueta, ka reaguar në rrjetet sociale, teksa kritikon mediat për mënyrën e qasjes, duke lënë të kuptohet se shtypi po ndikon për keq në hetim.
“Jam i frustruar dhe i mërzitur që kam lexuar artikujt e fundit mashtrues dhe të pasaktë të shtypit, të botuara si në Angli ashtu edhe në Brazil, që pretendojnë të zbulojnë informacione për rastin tim. Disa nga këto informacione janë krejtësisht të rreme dhe duket se janë krijuar për të dobësuar pozicionin tim.
Procesi i FA duhet të jetë konfidencial dhe është jashtëzakonisht serioz për mua dhe familjen time. Përhapja dhe publikimi i vazhdueshëm i informacionit të pasaktë nga shtypi po rrezikon mundësinë time për të marrë një gjykim të drejtë” – shkruajti ai.
(J.S/BalkanWeb)