Një kolos i futbollit europian ka kthyer vëmendjen nga Vincenzo Montella. Që kur trajneri italian, ish-Fiorentina dhe Milan (ndër të tjera), zuri vendin e tij në stolin e kombëtares turke, ka arritur disa suksese dhe ka thyer rekorde.

Demonstrimi i fundit erdhi nga ecuria e Turqisë në Kampionatin Evropian (Euro 2024), ku jo vetëm kapërceu fazën e grupeve kundër Gjeorgjisë, Portugalisë dhe Republikës Çeke, por eliminoi edhe Austrinë në raundin pasardhës dhe u eliminua nga Holanda në çerekfinale.

Montella ishte trajneri i parë i huaj që kualifikoi për herë të parë kombëtaren në një turne kaq të rëndësishëm, duke arritur një rezultat final (çerekfinale) me 3 fitore në 5 ndeshjet e zhvilluara, që ishte më se i jashtëzakonshëm. Edhe këtu një rekord absolut.

Sipas “A Spor”, Manchester United ka vënë në shënjestër Vincenzo Montellën. Nuk duket thjesht një interesim kalimtar duke qenë se – sipas asaj që lexojmë – klubi anglez tashmë është takuar një herë me trajnerin.

Shtypi turk sqaron se trajneri aktual i Turqisë do të ishte emri i parë në krye të listës së preferencave në rast se koka e Erik ten Hag do “të pritej”. Në fakt, trajneri holandez po përballet me një periudhë të errët te United duke pasur parasysh situatën e vështirë në renditje (vetëm 8 pikë në 7 ndeshje), me zonën e rënies vetëm 5 pikë larg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb