Partizani – Tirana, sfida pikante e javës së katërt të kampionatit të vajzave. Njihuni me 4 ndeshjet e tjera

17 Tetor, 2024 16:45

Web 2048x1152

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Java e katërt e kampionatit të futbollit të vajzave do të luhet e ndarë në tre ditë, të premten, të shtunën e të dielën. 10 skuadra do të zbresin në fushë, teksa sfida më pikante e kësaj jave është pa dyshim derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana.

Kjo do të jetë edhe ndeshja hapëse e javës së katërt, që do të luhet të premten në stadiumin “Arena e Demave” në ora 13:00. Të kuqet po kalojnë një formë mjaft të mirë këtë sezon, teksa vajzat bardheblu kanë pësuar një humbje dhe kanë marrë një fitore.

Të shtunën do të luhen dy takimet e tjera të kësaj jave. Egnatia do të udhëtojë drejt Durrësit për sfidën ndaj Teutës, që do të luhet në aneksin e stadiumit “Niko Dovana” në qytetin bregdetar, në ora 11:00. Pas fitores me Gramshin në “Shtëpinë e Futbollit”, Vllaznia do të përballet me Lushnjen. Sfida do të luhet në ora 13:00 në “Reshit Rusi”.

Të dielën do të zhvillohen edhe dy sfidat e tjera të javës së katërt. Lacci pret në shtëpi ekipin e Gramshit. Ndeshja është programuar të nisë në ora 11:00. Në sfidën e fundit të javës, Apolonia do të luajë kundër Kinostudios në aneksin e stadiumit “Loni Papucciu” në ora 15:00.

 

Kategoria Superiore për vajza – Java 4

E premte, 18 tetor
Partizani – Tirana                           13:00

E shtunë, 19 tetor
Teuta – Egnatia                                11:00
Vllaznia – Lushnja                          13:00

E diel, 20 tetor
Laçi – Gramshi                                 11:00
Apolonia – Kinostudio                 15:00

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
loading...
©