Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto tha se misioni paqeruajtës i OKB-së në Liban (UNIFIL) është jetik për t’i dhënë fund luftës në rajon dhe duhet të forcohet, jo të tërhiqet.
“Izraeli duhet të kuptojë se këta ushtarë (KB) nuk po punojnë për asnjërën palë. Ata janë atje për të ndihmuar në ruajtjen e paqes dhe promovimin e stabilitetit rajonal”, tha Crosetto në parlament.
Ai tha se rezoluta e mandatit të UNIFIL u rishikua për herë të fundit në 2006 dhe kishte nevojë për përditësim.
“UNIFIL është një mision kompleks me një mandat që është i vështirë për t’u zbatuar, ka rregulla joadekuate të angazhimit dhe forca që nuk janë të pajisura për konfliktin aktual,” tha ai.
Komentet e Crosetto-s vijnë pasi Netanyahu thotë se UNIFIL duhet përkohësisht “të dalë nga rruga e keqe”.