Ka pak dyshime. Luis Enrique do të qëndrojë në krye të pankinës së PSG. Sipas informacioneve të RMC Sport, “martesa” mes trajnerit spanjoll  dhe kampionëve të Francës do të vazhdojë deri më 30 qershor 2027. Sipas asaj që shkruhet, “timonieri” ka nënshkruar rinovimin.

Me  Enriquen do të vijojë të punojë edhe këshilltari Luis Campos, pavarësisht zërave se ishte pranë Monacos.

Luis Enrique numëron 62 ndeshje si trajner i PSG, me ekipin që ka marrë mesatarisht 2.16 pikë për ndeshje.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb