Gjashtë departamente në Francë u vunë në alarm të kuq për përmbytje për shkak të “reshjeve të pazakonta”, raporton shërbimi meteorologjik francez, madje duke thënë edhe se në një zonë ra 630 mm shi në 48 orë.
Ndër zonat në alarm të kuq janë Lioni, qyteti i tretë më i madh në vend, si dhe Kana, e njohur për festivalin e filmit.
Autoritetet thanë se u mbyllën rrugët, u evakuuan lagjet dhe iu kërkuan banorëve të shmangin rrezikun, duke bërë foto dhe video.
Aktualisht nuk ka raportime për të vdekur apo të lënduar, megjithëse shkalla e dëmeve nga përmbytjet është ende e paqartë.
(Balkanweb)