Ushtria izraelite ka thënë se ka vrarë Yahya Sinwar në një operacion në jug të Gazës të mërkurën. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF), në një deklaratë të shpërndarë thanë se pas përfundimit të procesit të identifikimit të trupit, mund të konfirmohet se Yahya Sinwar është eliminuar.

IDF dhe ISA konfirmojnë se pas një ndjekjeje njëvjeçare dje (e mërkurë), 16 tetor 2024, ushtarët e IDF nga Komanda Jugore eliminuan Yahya Sinwar, liderin e organizatës terroriste Hamas, në një operacion në Rripin jugor të Gazës.

Yahya Sinwar planifikoi dhe ekzekutoi masakrën e 7 Tetorit, promovoi ideologjinë e tij vrastare si para dhe gjatë luftës, dhe ishte përgjegjës për vrasjen dhe rrëmbimin e shumë izraelitëve.

Deklarata vjen pasi ministri i jashtëm izraelit, Israel Katz, tha gjithashtu se Sinwar ishte vrarë.

“Vrasësi Yahya Sinwar, i cili ishte përgjegjës për masakrën dhe mizoritë e 7 tetorit, u vra sot nga ushtarët e IDF-së”, tha Katz në një deklaratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb