Kryeministrja Giorgia Meloni prezantoi sot marrëveshjen që Qeveria e saj ka arritur me Tiranën për qendrat e emigrantëve të drejtuar nga italianët në territorin shqiptar, gjatë një takimi jozyrtar për migracionin me 10 shtetet anëtare në Bruksel përpara samitit të BE-së, tha zyra e saj.
Por nëse shefja e Komisionin Europian, von der Leyen ka shprehur një farë interesi për këtë marrëveshje, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se qendrat e pritjes së emigrantëve jashtë Bashkimit Evropian “nuk janë në të vërtetë zgjidhja për një vend të madh si Gjermania”.
Scholz i bëri komentet në Bruksel të enjten teksa mbërriti për samitin e BE-së. Sipas tij gjermania e ka ulur numrin e azilekërkuesve me politika të tjera
“Një mijë këtu dhe dy mijë atje nuk mjaftojnë nëse duam ta ulim shifrën prej 300,000 dhe këtu, ne arritëm një ulje të konsiderueshme”, tha ai.
Në muajt e fundit, Gjermania kishte afro 50% më pak kërkesa për azil krahasuar se një vit më parë dhe deportimet gjithashtu vazhduan.
Përballja me gjërat është ndoshta mënyra më e mirë, tha kancelari gjerman, në vend që të mos bëjmë asgjë dhe më pas të shpikim diçka.
Italia ka ndërtuar dy qendra pritjeje në Shqipëri në kuadër të programit të saj të diskutueshëm, i cili synon të pengojë ardhjet e parregullta në Itali, por është kritikuar nga grupet e të drejtave që thonë se kufizon të drejtën e migrantëve për azil.