Një turist gjerman, i cili kishte humbur orientimin gjatë rrugës nga Valbona në Theth, u gjet dhe u ndihmua nga Policia.

Kjo e fundit u vu në lëvizje pasi në Policinë Theth është paraqitur një turiste gjermane, e cila ka deklaruar se gjatë rrugës për eksplorimin e zonës, nga Valbona në Theth, vëllai i saj kishte ngatërruar rrugën dhe për këtë shkak nuk kishte më kontakte me të.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Stacionit të Policisë Theth janë nisur në drejtim të shpellës së Pejës, për të lokalizuar dhe ndihmuar turistin që kishte humbur orientimin.

Pas disa orësh kërkime nga punonjësit e Policisë, është bërë e mundur gjetja e turistit gjerman, në gjendje të mirë shëndetësore. Më pas, ai u shoqërua dhe u akomodua në një bujtinë në Theth.

F269b7d7 0999 4322 B253 9ad7e9f50459
F269b7d7 0999 4322 B253 9ad7e9f50459

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb