Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik emrin e policit, i cili gjatë përplasjeve jashtë parlamentit u pretendua se tentoi t’i nxirrte armën deputetit Luan Baçi.

Berisha thotë se efektivi i policisë është Altin Muço. “Altin Muço ti që nxore revolen ndaj deputetit, vend mbi tokë nuk do të kesh! Bandit, mercenar që nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh ligj, nuk njeh moral. Nuk të mbron ty as Ervin Porja apo Troplini, as Ilir Shullazi, as Edvin Hajduti. Nuk të mbron njeri ty! Ke bërë një akt që nuk e ka bërë kush nga viti 1945 gjer sot”, tha Berisha në fjalën e tij nga banesa, ku ndodhet në arrest shtëpie.

Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha:

Altin Muço, ti që nxore revolen ndaj deputetit, vend mbi tokë nuk do të kesh!

Bandit, mercenar që nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh ligj, nuk njeh moral.

Nuk të mbron ty as Ervin Porja apo Troplini, as Ilir Shullazi, as Edvin Hajduti.

Nuk të mbron njeri ty!

Ke bërë një akt që nuk e ka bërë kush nga viti 1945 gjer sot.

Trimëria, guximi, vendosmëria e deputetëve të opozitës në sallë dhe jashtë sallës e shndërroi parlamentin në kështjellën e pamposhtur të opozitës.

E shndërroi parlamentin në kështjellën e qëndresës, në kështjellën e fitores.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: