Thomas Tuchel u zyrtarizua si trajneri i ri i Anglisë. Sulmuesi i britanikëve, Harry Kane e njeh mirë teknikun gjerman, pasi në sezonin e kaluar te Bayern kanë punuar së bashku.
Tuchel udhëhoqi bavarezët, në një edicion kur Kane realizoi mbi 40 gola. 31-vjeçari ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku mirëpret “timonierin”.
“Mezi pres të luaj përsëri nën drejtimin e Tuchel!”- shkruan Kane.
(J.S/BalkanWeb)