Analisti Fitim Zekthi në studion  e emisionit “Open” në News24 tha se regjimet nuk rrëzohen se po tentojnë deputetët e opozitës të kalojnë një gardh dhe të bllokojnë një seancë plenare.

Zekthi tha se mosbindja civile ka për mision të bëjë për vete popullin, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të rrëzuar një regjim.

“Opozita duhet të gjejë mënyrat për të afruar popullin. Duhen veprime më domethënëse nga deputetët, pasi veprimet radikale nuk ofrojnë popullin.

Pjetër Arbnori bëri një grevë urie serioze në Parlament, mbi një kauz që e fitoi. Ai ndërmori veprime sublime dhe në fund arriti atë që nisi grevën”, tha Zekthi.

Ai tha se kjo mënyrë se si po vepron opozita nuk është rruga për të fituar qeverinë teknike dhe për të rrëzuar regjimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb