Në emisionin Open në News 24 u zhvillua një debat mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Flamur Noka dhe gazetarit Erl Murati, në lidhje me tensionet në Kuvend.

Noka tha se “kush qan djegien e karrigeve në parlament, i shërben regjimit të Rilindjes”. Ndërsa, gazetari Murati nga ana e tij deklaroi se e kupton se djegia e karrigeve është një akt rebelimi, por shtoi se “gjithsesi është veprim që përbën shkelje ligji”.

Erl Murati: Nëse unë prsh i hedh molotov selisë së një partie, më kap ligji.

Flamur Noka: Ne duam të rikthejmë demokracinë në këtë vend. Ne nuk jemi në kundërshtim me ligjin e Kushtetutën.  Në mosbindje civile, lind e drejta e çdo forme reagimi e proteste, përpos përdorimit të armës.

Erl Murati: T’i gjuash me molotov selisë të partisë rivale, i bie që ke shkelur ligjin.

Fatos Lubonja: Tani sikur nuk shkon që “edhe e shkelim ligjin, edhe nuk e shkelim”. Mosbindja civile është mosbindja ndaj ligjit, për arsye të caktuara.

Flamur Noka: Karriget janë pronë e deputetit. Unë paguaj lekët e mia. Kush qan djegien e karrigeve i shërben regjimit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb