Ka humbur jetën pas 5 ditësh në intubim 80-vjeçari Namik Rustemi, i cili u dhunua së bashku me bashkëshorten e tij, 77-vjeçaren me iniciale A.R..

Ngjarja ndodhi më 13 Tetor në fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të viktimës. Autori i dyshuar i ngjarjes është Ilir (Ledjan) Nukaj, teksa sipas dëshmive ai i dhunoi të moshuarit pasi nuk pranuan t’i shisnin alkool.

Por, kush është Ilir (Ledjan) Nukaj?
I dyshuari për dhunimin e çiftit të bashkëshortëve, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ilir Nukaj ka qenë akuzuar dhe dënuar për një ngjarje të ndodhur më shumë se një dekadë më parë, për “tentativë vrasje me paramendim”. Nukaj u dënua me 10 vite burg dhe në vitin 2020 ishte subjekt i Operacionit “Forca e Ligjit”, ku është proceduar për pasurinë, pasi iu dorëzuan edhe formularët.

Nukajt, që njihej edhe me emrin Ledjan, i është kërkuar të vetëdeklarojë burimin e pasurisë. Ai është banor në fshatin Povelçë, ku dhe ka ndodhur krimi dje në Fier. Mësohet se Ilir Nukaj për shumë vite ka jetuar jashtë Shqipërisë.  Më datë 2 qershor 2012, rreth orës 01:00, Nukaj ka shkuar për të vjedhur në lokalin e shtetasit Helio Çela, i cili ndodhet ngjitur me banesën e tij.

Kur Nukaj ka thyer xhamin e derës së lokalit me qëllimin për të vjedhur, Helio Çela ka dëgjuar zhurmë e ka dalë në oborr. Ai ka shkuar për të kontrolluar së bashku me babanë Ferrik Çela, por se ka vënë re se në kanalin pranë lokalit qëndronte fshehur Ilir Nukaj. Ky i fundit është ngritur në këmbë dhe në dorë mbante një thikë. Në këtë moment, babë e bir e kanë neutralizuar dhe policia më vonë e ka arrestuar.

Disa ditë pas kësaj ngjarjeje, Nukaj ka shkuar është konfliktuar me Helio Çelën, i cili e kishte kapur për vjedhje në flagrancë te lokali i tij. Pasi e ka sharë, e ka goditur katër herë me thikë në sup e kurriz. Për krimin, Nukaj është dënuar nga drejtësia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: