Në lagjen “Aqif Pasha” në qytetin e Elbasanit një apartament në katin e dytë të një pallati është përfshirë nga flakët.

Gazetari Fatmir Popja raporton për Balkanweb se fillimisht vatra e zjarrit është shfaqur në ambientet e kuzhinës dhe më pas është përhapur në ambientet e tjera të apartamentit.

Flakët kanë marrë përmasa e kanë edhe dalë jashtë dritareve dhe ballkonit të apartamentit. Në vendngjarje kanë shkuar mjetet dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit. Fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz .

Informacion paraprak
“Rreth orës 09:30, në lagjen ‘Visarjon Xhuvani’, dyshohet për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. K., 60 vjeç, në katin e tretë të një pallati.

Nga përhapja e flakëve janë shkaktuar dëme materiale në njërën prej dhomave të banesës. Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb