Grupi Parlamentar i PD-së, siç edhe e kishte paralajmëruar, ka kallëzuar në SPAK nënkryetarin e Komisionit Hetimor të Sterilizimit, Plarent Ndrecaj, Sekretarin e Kuvendit Genci Gjonçaj dhe punonjësit e Gardës.

Ata janë kallëzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal. Grupi Parlamentar i PD ka bërë kallëzimin penal, pas seancës së fundit të Komisionit të Sterilizimit, ku mbledhja nisi pa praninë e kryetares, Albana Vokshi. Në kallëzimin e PD theksohet gjithashtu se Ndreca dhe Gjonçaj duke urdhëruar Gardën, nuk lejuan pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës në mbledhjen e Komisionit Hetimor të Sterilizimit.

Kallezimi2
Kallezimi2

I gjithë debati ka të bëjë me mbledhjen e Komisionit Hetimor për Check Up dhe Sterilizimin të datës 8 Tetor, ku drejtimin e mbledhjes e mori nënkryetari Plarent Ndreca, ndërsa kryetarja e komisionit, Albana Vokshi nuk ishte e pranishme në sallë.

I thirrur për t’u marrë në pyetje në seancën dëgjimore ishte Arben Gjata. Kujtojmë që Plarent Ndreca ka qenë avokat i dëshmitarit Arben Gjata për çështjen e “Sterilizimit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb