Medon Berisha është një nga talentet premtues të futbollit shqiptar, besoi Sylvinho, madje duke befasuar jo pak teksa e ftoi në Evropian, duke lënë jashtë lojtarë si Keidi Bare.

Besojnë shumë te Berisha edhe drejtuesit e klubit të tij, Lecce, të cilët njoftuan zgjatjen e bashkëpunimit me mesfushorin kuqezi deri në 2028.

Me anë të një deklarate për mediat, Lecce bëri me dije rinovimin e kontratës me Medon Berishën deri më 30 qershor 2028.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: