Në datë 24 tetor ora 12:00 do të mbahet seanca paraprake për Berishën. Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se seanca paraprake do të ketë gjyqtare Flojera Davidhin.

Gjyqtarja paraprake do të vendosë nëse dosja do të shkojë për gjykim. Gjyqtarja Davidhi do të marrë në shqyrtim dosjen me 333 fashikuj. Nëse gjyqtarja Davidhi pranon aktet e dosjes së SPAK, atëherë gjyqi cilësohet i hapur dhe nis shqyrtimi në themel me seanca në vijim dhe trupë gjykuese.

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, në lidhje me privatizimin e klubit “Partizani”. Dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është i pandehur për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë dhe pastrim parash.

Ndërsa biznesmeni Fatmir Bektashi sipas dosjes së përpiluar nga SPAK është i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Dosja e SPAK vijon më tej me Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan janë në akuzë për pastrim parash.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb