Policia e Elbasanit ka dalë dje me një njoftim zyrtar për rastin e një mësuesi të shkollës 9-vjeçare të Jakodinës , fshat i bashkisë Elbasan i cili dyshohet se ka kanosur shtetasin Indrit Kasa, pasi pretendon se ky i fundit i ka prishur imazhin mësuesit. Konflikti mes mësuesit dhe prindit ka ndodhur pasi mësuesi pretendojnë se sillej jo profesionalisht me nxënësit në klasë duke ushtruar ndaj tyre presion psikologjik të vazhdueshëm.
Ndërkohë pas këtij konflikti ZVAP Elbasan pezulloi nga detyra mësuesin sepse të gjithë prindërit gjatë një mbledhje në shkollën e Jakodinës shfaqën ankesa për mënyrën se si mësuesi Erion Kushi sillej në klasë.Disa muaj më parë mësuesi ,Erion Kushi ,34-vjeç u transferua nga një një shkollë tjetër në Jakodinë për të njëjtat shkaqe.
“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për kanosjen e shtetasit Ismail Kasa policia e Elbasanit bëri me me dije në mesjavë se nga hetimet e mëtejshme të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, rezultoi se autori i dyshuar, shtetasi Erion Kushi, 34 vjeç, me profesion mësues, e ka kanosur shtetasin Indrit Kasa sepse pretendon se ky i fundit i ka dëmtuar imazhin si mësues. Më tej, në deklarimin e tij, shtetasi Indrit Kasa pretendon se përveç kanosjes me fjalë, 34-vjeçari ka hedhur në drejtim të tij, një bidon dyshohet me lëndë djegëse (benzinë) që e ka marrë në automjet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për të vijuar hetimet për veprat penale “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”, thuhet në njoftimin e policisë.Ndërkohë ZVAP Elbasan e njohur me rastin e incidentit të denoncuar për mësuesin e Jakodinës nga prindi i një nxënësi ka marrë masën e pezullimit të tij nga puna deri në zbardhjen e ngjarjes nga drejtësia.
(Balkanweb)