Filloi nga puna ndërtimi i Parkut të Ri të Magazinave në autostradë që modernizon shërbimet e magazinimit me teknologji të avancuar dhe siguri 24 orë. Nexus Park Tirana ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës, te Kthesa e Rinasit.

Një superstrukturë logjistike e nivelit më të lartë me magazina individuale ka filluar të ndërtohet në autostradë. Ky park ultramodern magazinash individuale, ndërtuar në një lokacion strategjik dhe të aksesueshëm nga rrugët kryesore, ofron jo vetëm magazina të mëdha dhe shërbime cilësore, por edhe standardet më të larta të ndërtimit të qëndrueshëm, duke bërë të mundur mbrojtjen e mjedisit dhe efikasitetin e shfrytëzimit të energjisë.

I ndodhur në një pikë strategjike aksesimi, Nexus Park Tirana ofron lehtësira si:

Dalje direkte për në veri Jug dhe Juglindje të Shqipërisë.

15 minuta nga kryeqyteti i Tiranës dhe 20 minuta nga Porti i Durresit.

10 minuta nga Aeroporti kombëtar dhe 10 minuta nga Terminali i Drejtorisë së Doganave Tiranë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në dispozicion janë parkime të bollshme për flotat e transportit dhe mjetet e personelit, duke eliminuar stresin e mungesës së hapësirave dhe lehtësuar manovrimin e mjeteve të rënda. Me 3000 m2 sipërfaqe të gjelbër dhe me një konstruksion betoni, për mirëmbajtje minimale, si dhe kohëzgjatje në kohë.

Ky park është konceptuar për të qenë jo vetëm një hapësirë e thjeshtë magazinimi, por një qendër moderne ku bizneset kanë mundësinë të ndjehen të mbështetura në çdo aspekt të logjistikës, nga mbrojtja e mallit deri tek shërbimi i klientit, në çdo orë të ditës dhe natës.

Kontakt:
Email: [email protected]
Tel: +355 68 60 45 347

Autostrada Tiranë-Durrës, Kthesa e Rinasit

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb