Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar për Hetime i OKB-së, i cili heton krimet e kryera në territoret e pushtuara palestineze, tha se të gjitha vendet dhe organizatat ndërkombëtare përfshirë OKB-në, kanë përgjegjësi në përputhje me të drejtën ndërkombëtare që t’i japin fund pranisë së paligjshme të Izraelit në territoret e pushtuara palestineze, transmeton Anadolu.

Komisioni njoftoi me shkrim “dokumentin e pozicionit ligjor” në lidhje me praninë e paligjshme të Izraelit në territorin palestinez.

“Të gjitha vendet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë OKB-në, kanë detyrimin në përputhje me ligjin ndërkombëtar që t’i japin fund pranisë së paligjshme të Izraelit në territoret e pushtuara palestineze”, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se opinioni këshillimor i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për pasojat juridike që rrjedhin nga politikat dhe praktikat e Izraelit në territoret e pushtuara palestineze është opinion autoritar dhe i qartë që tregon se prania e Izraelit atje është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Presidentja e Komisionit, Navi Pillay, pikëpamjet e të cilës u përfshinë në deklaratë, tha se Komisioni gjithmonë ka deklaruar se arsyeja kryesore për konfliktin e gjatë dhe ciklet e dhunës është “pushtimi i Izraelit”.

“Komisioni arriti në përfundimin se pushtimi është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar në raportin e tij drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në vitin 2022. Komisioni përshëndeti opinionin këshillimor historik të gjykatës më të lartë në sistemin e OKB-së”, potencoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: