Deputeti i PD Bledjon Nallbati, që u referua në SPAK për përplasjet në Kuvend, foli në një intervistë me Skype në News 24.

Nallbati tha se me këto sjellje, maxhoranca thjesht po mbjell frikë. Ai tha se prezenca e policisë në parlament është e paligjshme.

Bledjon Nallbati: Maxhoranca po mbjell frikë. Dërgimi në SPAK? Nuk kam aspak emocion për atë që ndodhi. Policia nuk është e lejuar në ambientet e Kuvendit. Në ambientet e Kuvendit ishin deputetë të opozitës dhe gardistët. Pjesëmarrja e policisë aty është e paligjshme. Agresori është qeveria dhe bën viktimën. Ajo që ka hedhur deputetja Elda Hoti ka qenë një spraj aromatizues. Nuk ishte asgjë e dëmshme dhe e rrezikshme.

Parlamentit i dha aromën që meriton të ketë, aromën që shpërndan në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Dje u bë një provokim i rëndë, duke futur policinë në Kuvend. Unë kam parë se punonjësi i policisë mbante dorën mbi armë. Mua policia më ka paralizuar në rrugë. Kanë pretenduar se kanë hedhur spraj në drejtim të paditur. Nëse policia nuk do ishte, ajo ngjarje nuk do ndodhte.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb