Një 21-vjeçar dhe një 18-vjeçar kanë rënë në pranga nga blutë e Fierit, teksa ka nisur procedimi penal për një 17-vjeçar.
Policia thotë se 3 personat kanë goditur me thikë 2 të rinj për motive të dobëta.
Teksa thika është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, hetimet janë ende në vijim për zbardhjen e plotë të konfliktit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan shtetasit K. A., 21 vjeç, dhe E. M., 18 vjeç, të dy banues në Divjakë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi këta 3 shtetas, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas të mitur. Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
(BalkanWeb)