Njohësi i çështjeve ndërkombëtare Kreshnik Osmani, në një lidhje me Skype në rubrikën Çështja e ditës në News 24 të moderatorit Klevin Muka, tha se nuk ka pushim të luftës, për sa kohë ka pushtim territoresh në Lindjen e Mesme.

Osmani u shpreh se nëse Izraeli do të godasë Iranin, sidomos burimet e saj të energjisë, situata mund të shpërthejë akoma më keq. Ai u shpreh se zgjidhja është vetëm ajo me dy shtete të pavarura.

Kreshnik Osmani: Nuk ka qetësi nëse nuk largohet pushtuesi. Nëse nuk zgjidhet çështje me dy shtete të pavarura, lufta nuk do mbarojë. Nuk ka pushim të luftës, për sa kohë ka pushtim territoresh. Ndërkombëtarët duhet të gjejnë zgjidhje për këtë konflikt. Paqja në këtë moment thuajse është e pamundur në kushtet që jemi.

Nëse Izraeli do të godasë Iranin, duke goditur energjinë, shkojmë në një luftë masive në Lindjen e Mesme, e cila nuk zgjidhet me armë bërthamore dhe nuk e lejon edhe Amerika këtë gjë, sepse ka hipoteza që edhe Irani ka armë bërthamore. Irani ka bërë marrëveshje për armë bërthamore me shtete si Rusia. Besoj se është vështirë të shkohet në këtë skenar, por nëse gjërat shkojnë tek bërthamorja, kemi marrë fund të gjithë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb