Skuadra e Ferizajt ka siguruar një triumf të rëndësishëm në ndeshjen hapëse të javës së 9-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, duke triumfuar me rezultat 2:1, në udhëtim te Gjilani.
Ndeshja nisi me një ritëm të lartë dhe Sadriu shënoi golin e parë për Ferizajn në minutën e 14-të, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij prej 0-1. Para se të mbyllej pjesa e parë, Abdeen Abdul dyfishoi avantazhin në minutën e 45-të.
Gjilani, megjithëse e kishte të vështirë të rikthehej në lojë, arriti të shënojë një gol nderi në minutën e 72-të me anë të Senad Jarovic, teksa ndeshjen e mbylli me dy lojtarë më pak, pas përjashtimit të Jamal Aragos dhe Besir Ramadanit.