Rreth 700 raste të reja me kancer të mushkërive evidentohen çdo vit në vendin tonë. Ky ishte edhe fokusi i Kongresit të 15-të Sëmundjeve Respiratore, i cili u zhvillua në Durrës. Mjekë nga Shqipëria dhe Kosova u bënë bashkë për t’u njohur me të rejat më të fundit mbi trajtimin e sëmundjeve respiratore.

Mjekja Silvana Bala, veçon si faktor kryesor duhanpirjen, krahas ndotjes së ajrit, si shkaktarë të smogut dhe kancerit të mushkërive.

Kanceri i mushkërive rezulton me vdekshmërinë më të lartë. Nga 700 raste që evidentohen çdo vit në vendin tonë, vetëm 20% e tyre mund të përfitojnë nga ndërhyrja kirurgjikale thotë mjeku Fatmir Caushi.

Kongresi i Sëmundjeve Respiratore është kthyer në një traditë, me qëllim ndërgjegjësimin e popullatës, në lidhje me këto sëmundje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb