Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se vendi i tij nuk do ta lejojë kurrë Ukrainën të zhvillojë armë bërthamore, raporton Anadolu.
Në një takim me krerët e mediave të vendeve anëtare të BRICS, Putin komentoi raportet e mediave që pretendonin planet e Ukrainës për të zhvilluar armë të shkatërrimit në masë.
“Ky është një tjetër provokim,” tha ai, duke shtuar:
“Nuk është e vështirë të krijosh armë bërthamore në botën moderne. Nuk e di nëse Ukraina është në gjendje ta bëjë këtë tani. Kjo nuk është aq e lehtë për Ukrainën sot. Por në përgjithësi, këtu nuk ka vështirësi të mëdha. Gjithçka është e qartë se si bëhet”.
Putin theksoi se Rusia është e aftë të gjurmojë çdo veprim të Ukrainës drejt zhvillimit të armëve bërthamore, duke thënë se gjëra të tilla “është e pamundur të fshihen”.
Ai paralajmëroi se çdo hap për të krijuar armë bërthamore në Ukrainë do të kishte “një reagim të duhur”.