Presidenti amerikan Joe Biden nuk qëndroi më shumë se 24 orë në Gjermani. Dhe sipas protokollit zyrtar, kjo është vizita e tij e fundit në Republikën Federale si President. Sepse, Joe Biden ka hequr dorë nga kandidatura e tij për demokratët në zgjedhjet e ardhshme të 5 nëntorit.

Mesazhi i dhënë ishte i qartë! Gjermania është një aleat i ngushtë i SHBA-së. Biden dhe Scholz e përshkruan veten si “miq” dhe e thirrën dhe falënderuan njëri-tjetrin me emrat e tyre: “Faleminderit Joe” dhe “Faleminderit Olaf”.

Të premten në mëngjes, Presidenti amerikan takoi Presidentin Federal Frank-Walter Steinmeier në Pallatin Bellevue. Steinmeier i dha Presidentit të SHBA-së vlerësimin me “Kryqin e Madh të Urdhrit Federal të Meritës” – çmimi më i lartë civil i Gjermanisë. Kjo ishte si një falënderim për marrëdhënien e mirë dhe miqësore.

Më vonë, Biden shkoi në takimin me Scholz, ku lufta e agresionit rus kundër Ukrainës, ishte tema kryesore e diskutimit.

Scholz dhe Biden e njoftuan këtë në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Capture
Capture

“Falë ndihmës suaj, Ukraina i ka qëndruar Rusisë për dy vjet dhe Putin po dështon”, u shpreh Scholz, duke iu drejtuar Biden.

Scholz dhe Biden kanë rënë dakord të mbështesin Ukrainën me një paketë prej 50 miliardë dollarësh vitin e ardhshëm.

Joe Biden nënvizoi rëndësinë e Gjermanisë, një prej partnerëve “më të rëndësishëm” të aleancës. “Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara qëndruan së bashku me popullin e guximshëm të Ukrainës dhe mbështetën luftën e tyre”, tha Presidenti amerikan.

“Po vjen një dimër i vështirë dhe ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën. Ne duhet të vazhdojmë mbështetjen tonë derisa Ukraina të fitojë dhe të arrihet një paqe”, tha Joe Biden.

Përsa i përket luftës në Lindjen e Mesme, Biden tha se vdekja e liderit të Hamasit përfaqëson një moment drejtësie”.

“Ai kishte në duart e tij gjakun e amerikanëve, izraelitëve, palestinezëve në Gjermani dhe shumë të tjerëve. I thashë kryeministrit të Izraelit dje: Le ta bëjmë edhe këtë moment një mundësi, për të kërkuar një rrugë drejt paqes, një të ardhme më të mirë në Gaza pa Hamasin. Mezi pres të diskutoj për Iranin”, tha Biden.

Kjo ishte vizita e parë dypalëshe e një presidenti amerikan në tetë vjet, pas asaj të Barack Obama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb