Edlir Tetova, numri një i stolit të Egnatias, dha opinionin e tij para ndeshjes ndaj Teutës.

Pushimi na ka bërë mirë dhe kemi rikuperuar Fangajn dhe Xhemailin. Përveç Malotës dhe Aleksit që janë të skualifikuar, tjerët i kemi të gjithë. Skuadrat sapo kanë filluar të marrin ritmin dhe sfida do të jetë luftarake. Dy mungesat tona janë dy pika kyçe, por do të dimë t’i zëvendësojmë. I njohim karakteristikat e Veselit. Ai ka lujtur në nivele shumë të mira në kampionatet europiane, si dhe në Kombëtare.

Megjithatë, besoj se për 5 ose 6 javë mbrojtësi do të jetë i gatshëm për ekipin pasi ka ende nevojë për pak punë. Është sezon i ri ky dhe nuk mendoj se Teuta është më një mace e zezë për ne sivjet. Fokusi është komplet tek Teuta, por gjersa matematika na lejon pse mos të dalim vend të parë në përfundim të fazës së parë. Dinamo është çështje e javës tjetër dhe siç e thashë fokusi është vetëm tek skuadra durrsake”, -tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb