Skandali i vendosjes së flamurit të Shqipërisë me kokën poshtë dhe harta e Kosovës brenda Serbisë bëri bujë të madhe. Këto flamuj që u panë në Pragë, në ndeshjen e Nations League të Shqipërisë ndaj Çekisë, u hoqën vetëm në pjesën e dytë. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në bisedën e bërë me gazetarin Endri Xhafo në emisionin Log. në News 24 u pyet edhe për kohën se kur u kërkua që të hiqen.

 

Kur keni kërkuar ju të hiqen?

 Tani këtu nuk jemi në hetuesi për të dhënë minutën se kur ne e kemi njoftuar delegatin, por po ju them që në mënyrën më të mirë të mundshme, në momentin që ne i kemi parë… Se nuk është kollaj në stadium, është e lehtë ta shohësh nga ekrani dhe është më e vështirë ta shoh ta shohësh nga tribunat…

Është e lehtë të hedhësh baltë, por është shumë e vështirë të ndërtosh dhe të bësh punë, apo ta bësh kombëtaren shqiptare të jetë dy herë pjesë e Europianit, apo ta bësh në mënyrë të atillë që, në Çeki, të mërzitemi shumë për humbjen! Se vërtetë u mërzitëm shumë pse e humbën ndeshjen në Çeki.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb