Pamjet e një tanku izraelit që granatonte ndërtesën ku u vra lideri i Hamasit, Yahya Sinwar, janë publikuar nga ushtria izraelite. Tanku goditi ndërtesën në zonën Rafah të Rripit të Gazës të mërkurën përpara se trupi i Sinwar të gjendej më vonë në rrënoja.

Në video shfaqet tanku që qëllon në anë të ndërtesës në një distancë të shkurtër përpara se tymi dhe mbeturinat të shpërthejnë nga dritaret e saj. Sipas ushtrisë izraelite, Sinwar ishte detyruar të dilte nga tuneli ku fshihej dhe të futej në ndërtesë pasi ata gradualisht mbyllën rrugët dhe shpërthyen tunele në zonë.

Trupat izraelite e shtynë atë të “bënte këtë gabim” dhe të “lëvizte si një i arratisur”, shpjegoi Majori Doron Spielman më herët të premten.

“Ai u largua nga tuneli, hyri në një ndërtesë apartamentesh dhe [Hamasi] hapi zjarr ndaj trupave izraelite. Një tank iu përgjigj zjarrit dhe ai u vra në atë sulm”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb