Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë nga Gjykata e Romës për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.

Në një postim në rrjetin social “X” Meta shkruan se vendimi i gjykatës ëë Romës rrëzon edhe Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri, të cilën e quajti një institucion që shkel Kushtetutën, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe ligjet ndërkombëtare.

Postimi:

Vendimi i Gjykatës së Romës për të rrëzuar paktin Rama-Meloni rrëzon edhe Gjykatën Kushtetuese të si një institucion të uzurpuar nga Edi Rama që shkel Kushtetutën, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, ligjet ndërkombëtare të refugjatëve e marrëveshjet për refugjatët

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb