Të paktën 62 palestinezë të tjerë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga tetori i kaluar në të paktën 42.500, transmeton Anadolu.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë me bazë në Gaza, si pasojë e sulmeve izraelite janë plagosur mbi 99 mijë palestinezë të tjerë.

Forcat izraelite kanë vrarë 62 persona, ndërsa kanë plagosur 300 të tjerë në sulmet në 24 orët e fundit, tha ministria.

“Shumë njerëz ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk mund t’i arrijnë ata”, shtoi ministria.

Duke shpërfillur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli vazhdon me ofensivën e pamëshirshme ndaj Rripit të Gazës për pothuajse 1 vit tashmë, pas sulmit nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor të vitit të kaluar.

Sulmi izraelit ka çuar në zhvendosjen e pothuajse të gjithë popullsisë së territorit mes një bllokade të vazhdueshme që ka shkaktuar mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli gjithashtu përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për veprimet e tij në Gaza.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: