Presidenti rus Vladimir Putin tha se lufta në Rripin e Gazës duhet të përfundojë me krijimin e një “shteti të plotë palestinez”, duke kërkuar që Katërshja e Lindjes së Mesme të riaktivizohet në mënyrë që të rifillojnë përpjekjet e ndërmjetësimit në rajon.

“Zgjidhja kryesore për problemin palestinez është krijimi i një shteti të plotë palestinez. Pala ruse e ka mbajtur këtë qëndrim që nga epoka sovjetike”, vuri në dukje ai gjatë një takimi të mbajtur në Moskë me krerët e mediave të vendeve anëtare të BRICS-it.

Putin theksoi riaktivizimin e Kuartetit të Lindjes së Mesme, një grup organizatash ndërkombëtare që përfshin OKB-në, BE-në, SHBA-në dhe Rusinë, për të rifilluar përpjekjet për të ndërmjetësuar në konfliktin izraelito-palestinez dhe për të nisur një proces paqeje.

“Ishte një gabim i SHBA-së që prishi punën e Katërshes. Do të ishte më e lehtë të koordinoheshin të gjitha pozicionet. SHBA mori përsipër, monopolizoi përpjekjet për paqe, duke marrë përgjegjësinë e plotë dhe në fund dështoi”, tha Putin.

Ai theksoi se palestinezët “nuk do të largohen” nga Rripi i Gazës, duke paralajmëruar se kriza humanitare e rajonit vetëm do të rrisë numrin e atyre që janë të vendosur për të “mbrojtur interesat e tyre”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: