Ndeshja Çeki-Shqipëri, e luajtur pak ditë më parë në “Epet Arena” dhe që shkoi për llogari të Nations League regjistroi një episod aspak të përshtatshëm. Në stadium u vendosën flamuj të Shqipërisë me kokën poshtë dhe me kryq, ndërsa sikur të mos mjaftonte, një tjetër skandal ishte vendosja e hartës së Kosovës në flamurin serb. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë ekskluzive për Log. në News 24 tha se veprime të tilla nuk janë bërë nga tifozët çekë, por ndoshta nga një grupim ultras. Duka, theksoi faktin se gjëra të tilla nuk kanë lidhje me futbollin dhe garantoi se reagimi i FSHF është bërë në mënyrën e duhur.

 

E lëmë për një moment aspektin sportiv dhe flasim për atë moment shumë të shëmtuar të flamujve në stadium, kokëposhtë, përveç parrullave. Një nga kritikat që po ju bëhet është që, – po e perifrazoj shprehjen – “drejtuesit e Federatës qëndronin si bufa në tribuna dhe nuk kërkuan që këta flamuj të hiqeshin përpara se të fillonte ndeshja”. Cili është komenti juaj?

 Shiko ata flamuj nuk kanë lidhje me lojën e futbollit dhe nuk duhet të ishin aty. Nuk duhet të jetë asgjë që cënon dikë tjetër, që cënon, le të themi, një popull tjetër, apo qoftë edhe një individ tjetër. Nga asnjë palë dhe as nga tifozët çekë. Unë nuk mendoj që janë tifozët çekë, por është një grupim ultras, apo disa individë qe e kanë bërë atë gjë. Pastaj nuk merrem me këto komentet idiote dhe me këto perifrazimet idiote që sapo më the. Por me fenomenin, i cili nuk duhet të ekzistojë! Dhe loja ka rregulla. Organizimi ka rregulla. Aty ka një delegat ndeshjeje, i cili nuk duhet t’i lejojë dhe t’i heqë. Nëse i ka hequr në minutën e duhur apo jo, nëse ne e kemi njoftuar apo jo, kjo është një çështje e jona e brendshme dhe ne e kemi bërë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kur keni kërkuar ju të hiqen? Tani këtu nuk jemi në hetuesi për të dhënë minutën se kur ne e kemi njoftuar delegatin, por po ju them që në mënyrën më të mirë të mundshme, në momentin që ne i kemi pare… Se nuk është kollaj në stadium, është e lehtë ta shohësh nga ekrani dhe është më e vështirë ta shoh ta shohësh nga tribunat…

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb