Disa nga tifozët e Kombëtares nuk hezitojnë të kritikojnë trajnerin e Kombëtares Sylvinho, sa I takon zëvendësimeve të vonuara apo për zgjedhjet në formacion. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë ekskluzive për Log. në News 24 tha se pakënaqësitë janë diçka që pritet, pasi sipas tij, gjërat jo gjithmonë shkojnë ashtu si duhet.
“A mendon që do të ketë trajner në botë që të mos kritikohet? Ai do të kritikohet kur fiton, por akoma edhe më shumë kur humb dhe janë me vend dhe janë të drejta. Sepse të analizosh një ndeshje futbooli pasi ajo ka ndodhur është e lehtë, por ta parashikosh përpara se të fillojë është e vështirë. Dhe jemi në këto kushte. Trajneri mendon më të mirën kur e fillon. Dhe unë mendoj që edhe vetë trajneri pas ndeshjes ka kritika për veten e vet, që një gjë mund ta kishte bërë ndryshe dhe mund t’i kishte rezultuar më mirë.
Por është post-factum. Kështu që kritikat janë me vend, në futboll ka shumë zgjidhje, në fushë trajneri gjen një skemë, një përshtatje të ekipit që pas ndeshjes mund të rezultojë jo shumë e përshtatshme, qoftë edhe vendimet për futboollistët që fut në fushë. Përderisa Çekia ishte një ndeshje e humbur, me performancë jo pozitive, kritikat janë me vend! Ato që janë kritika, Silvinjo, – dhe çdo Silvinjo tjetër, – duhet t’i shënojë dhe t’i reflektojë në punën e tij; jam i sigurt që çdo njeri, edhe nëse nuk e pranon publikisht, faktikisht e bën”- tha ai.