Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në parashikimin e motit për fundjavën bën të ditur se disa zona të vendit mund të përfshihen nga reshjet me intensitet të ulët.

Dita e shtunë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellime. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në jug dhe pjesërisht përgjatë vijës bregdetare.

463417745 960441139413935 8508132557789145861 N
463417745 960441139413935 8508132557789145861 N

Dita e diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira deri në orët e mesditës më pas mot i kthjellët.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 20m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3-5 ballë.

463866639 960441189413930 4919335998300851432 N
463866639 960441189413930 4919335998300851432 N

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb